TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Agron Shehaj, Pano Soko dhe Tedi Blushi, përfaqësues të partive që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit, deklaruan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, qëndrimet që do të mbajnë nëse mandatet e fituara prej tyre do të ishin përcaktuese për formimin e qeverisë.
Pjesë nga biseda
Ylli Rakipi: Nëse mandatet tuaja do të ishin përcaktuese për formimin e qeverisë, a do të pranonit koalicion zgjedhor me Ramën ose me Berishën?
Agron Shehaj: Kemi krijuar forcë politike që ka një qëllim afat-mesëm dhe afatgjatë. Zgjedhjet e ardhshme kemi vizion, duam dhe dallojmë nga të tjerët, jemi e vetmja forcë që është koherente me qëndrimet e djathta liberale, për shtet të vogël, taksa të ulëta dhe mbështesim drejtësinë. Këto janë qëndrimet tona.
Ylli Rakipi: Me Berishën dhe Ramën bën koalicion?
Agron Shehaj: Kemi një plan, kemi një vizion, kemi 30 vite që shohim Berishën dhe Ramën. Ne kemi vizion të qartë, kemi plan.
Ylli Rakipi: Pra nuk bëni koalicion, me Ramën "never" thatë. Po me Berishën?
Agron Shehaj: Nëse Berisha thotë që drejtësia nuk preket, do të përgjysmojmë administratën, do të japim qeveri të pakorruptuar…
Ylli Rakipi: Pra për Berishën nuk jep përgjigje.
Pano Soko: Nëse do të mbetet për ne, shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
Ylli Rakipi: Po ju Blush a mund të kaloni me Ramën siç keni kaluar gjithmonë?
Tedi Blushi: Nuk i bëhet Partisë së Lirisë kjo pyetje…
Ylli Rakipi: Ju keni kaluar gjithmonë, një herë këtej, një herë andej…
Tedi Blushi: Nëse ka forcë politike në ballë të luftës, ka qenë kjo….