AKTUALITET, 14 Janar 2023, 12:01

“Kjo qeveri po bën gjenocid ndaj shqiptarëve”- Berisha akuza Ramës: Vjedh me borde, shpërndan 80 milionë euro kurse 500 milionë të tjera i shpërndan me klientelën

“Kjo qeveri po bën gjenocid ndaj shqiptarëve”- Berisha

Kryetari i PD Sali Berisha në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të PD në Durrës ka deklaruar se shqiptarët sot gjenden në një sistem monizmi më të fuqishëm se ai që u rrëzua në vitin 1991.

Gjithashtu kreu i PD hodhi akuzën e fortë ndaj Ramës se “po bën gjenocid ndaj shqiptarëve”

“Çfarë ndodhi me vjedhjen e fundit? U përpoq që të fshihte, siç ka fshehur vjedhjen e Damianit, siç ka fshehur vjedhjet e ministrave të tjerë.
Kjo që po bën kjo qeveri është absolutisht gjenocid ndaj shqiptarëve. 

në kuptimin e krijimit të kushteve të kalkulueshme për largim nga vendi. Këtë cilëson një nga nenet e Konventës së OKB për genocidin.

A nuk janë kushtë të kalkulueshme këto kur rrit cmimet me borde e jo me treg? Kur u merr nga xhepat shqiptarëve me çmime mbi gjysmë miliard euro e kur u thua se do u shpërndaj 80 milion kurse 500 milionë të tjera i shpërndan dhe i vjedh me klientelën e tij”, u shpreh Berisha.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverisjen e tij se u ka vrarë shpresën shqiptarëve duke i detyruar të largohen nga vendi.

“Sot jemi në një monizëm më të fuqishëm se sa monizmi i vitit 1991. Sot jemi në një monizëm i cili ushtron mbi qytetarët të gjitha llojet e dhunës, përfshi dhe dhunën e teknologjive më moderne.

Një monizëm që vret cdo ditë shpresën e të rinjve. Nëse në 91 shqiptarët u dyndën drejt gjemive, sepse gdhiheshin e erreshin me dhimbjet e urisë e mjerimit, kjo nuk është e vërtetë sot, por sot janë njerëzit më shpresëvrarë për shkak se e drejta për ta nuk ekziston në vendin e tyre, ligji për ta nuk ekziston, pasuritë publike janë një mallkim për ta, se fondet, taksat e tyre vidhen e vetëm vidhen. Se trajtohen në mënyrën më depersonalizuese”.