TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident është shënuar në lagjen 16 në Korçë ndërsa një automjet tip ‘Audi’ ka përplasur një motomjet i cili drejtohej nga një 36-vjeçar.
Automjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale M.N., ndërsa ndaj tij kanë nisur veprimet e mëtejshme proceduriale. Ndërkohë, 36-vjeçari i aksidentuar, me inicialet GJ.A, është nisur për mjekim drejt spitalit të Korçës.
Korçë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:00, në lagjen nr. 16, Korçë, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. N., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin Gj. A., 36 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Me drejtuesin e automjetit M. N., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.