TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Bishqem.
Një kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i autoveturës tip Golf është plagosur dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident është jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të parakalimit të gabuar të njërit prej mjeteve. Ekspertët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.