TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën dy të vdekur dhe 19 të plagosur u raportuan pasi Rusia goditi kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, me raketa balistike në orët e para të mëngjesit, njoftuan sot autoritetet ukrainase, sipas “Reuters”.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia lëshoi gjashtë raketa balistike, gjashtë raketa kruz dhe 121 dronë.
Mbrojtja ajrore ukrainase arriti të rrëzonte dy raketa kruz dhe 111 dronë, por nuk mundi të ndalonte shumicën e raketave balistike.
Ukraina po përballet me mungesë të municioneve për sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”, duke e bërë më të vështirë përballimin e sulmeve me raketa balistike, pasi ato fluturojnë me shpejtësi supersonike, disa herë më të madhe se shpejtësia e zërit.
Sipas administratës ushtarake të Kievit, sulmi shkaktoi dëme në një ndërtesë jo-banesore, ndërsa një godinë zyrash dhe një nënstacion elektrik u përfshinë nga flakët.
Gjithashtu, u thyen xhamat e disa ndërtesave të banimit.
Forcat Ajrore ukrainase thanë se, në total, 11 zona në të gjithë Ukrainën u goditën nga sulmet ruse.
Rusia ka rritur ndjeshëm sulmet ndaj Kievit javët e fundit.
Vetëm gjatë këtij muaji, sulmet në kryeqytet dhe zonat përreth kanë shkaktuar mbi 60 viktima, sipas autoriteteve ukrainase.