AKTUALITET, 27 Nëntor 2025, 14:20

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, kryebashkiaku

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai është paraqitur pak momente më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Isai është paraqitur edhe më parë në ambientet e SPAK,  ndërsa është marrë i pandehur per akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.

Ai akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.