LIFESTYLE, 17 Maj 2018, 10:37

Aktorja shqiptare përfundon në burg për trafikim lëndësh narkotike

Aktorja me origjinë shqiptare, Gizem Karaca së bashku me aktorin e njohur për rolin e Sarpit, Çağatay Ulusoy, kanë përfunduar në pranga pas një aksioni policor.

Mediat turke kanë bërë të ditur se një grup trafikantësh përfshirë edhe dy aktorët e famshëm janë arresuar për trafikim droge.

Sipas njoftimit të policisë aktorët akuzohen për trafikimin e një sasie të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi. Nën akuzën e trafikimit të drogës ata janë dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg, ndërkohë pritet që vendimi të dërgohet në Gjykatën e Apelit.