TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grabitet një furgon mallrash në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Thumanës.
Mësohet se autorë të grabitjes kanë qenë tre persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e mjeteve të forta kanë zbritur drejtuesin e mjetit dhe i kanë marrë furgonin me banane.
Pas njoftimit policia ushtroi kontrolle dhe u vu në drejtim të mjetit, duke e gjetur të braktisur në një fshat të Kurbinit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.06.2021, rreth orës 03:45, është paraqitur në ambientet e Policisë shtetasi F. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili deklaron se në Thumanë, tre persona ende të paidentifikuar duke e kërcënuar me sende të forta i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.
Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së informacionit kanë organizuar punën ku gjatë krehjes së zonës kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.