TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident me një të vdekur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Siç raporton “News 24”, viktima është Behar Malka, 48 vjeç.
Në aksidentin e ndodhur në hyrje të qytetit të Tepelenës janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën kokë më kokë. Malka raportohet se humbi jetën gjatë transportit për në spital.
Video e publikuar nga “Ora News”
Nga pamjet e makinave pas aksidentit, duket se të dyja mjetet “Benz-i” e “Audi”, kanë pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e parakolpit.
Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun, por edhe për të zbardhur rrethanat e përplasjes së dy makinave.