AKTUALITET, 9 Janar 2020, 14:37

Aksidenti i rëndë, humb jetën 42-vjeçari. Emri

Aksidenti i rëndë, humb jetën 42-vjeçari. Emri

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Lushnjë-Fier.

Mësohet se viktima quhet Shpëtim Bajaziti, 42 vjeç. Ky i fundit ka qenë duke drejtuar një motorçikletë teksa është përplasur në rrugë duke gjetur vdekjen.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

“Sot rreth orës 13:30, në fshatin Kolonjë, Lushnje, shtetasi Sh.B, 42 vjeç, banues në Ardenicë, Lushnje, duke drejtuar një motorçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Lushnjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.