TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu i ka nisur një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta, nga të cilët ka kërkuar sqarime për mënyrën se si është deportuar mësuesi gylenist drejt Turqisë, Harun Çelik.
Në letër, Strugariu shprehet se e ka ndjekur këtë çështje me shumë shqetësim dhe se kërkon të dijë se një përgjgje të qartë lidhur me procedurat që janë ndjekur për ekstradimin e Harun Çelik drejt Turqisë në lidhje me Ligjin Ndërkombëtar dhe Europian si dhe si u krye ky operacion.
Eurodeputetja rumune nuk ka harruar të theksojë faktin që Harun Çelik kishte kërkuar të aplikonte për azil politik në Shqipëri, çështje për të cilën Strugariu ngre pyetje gjithashtu.
