AKTUALITET, 9 Janar 2020, 13:59

Pamje të reja nga ekzekutimi i Kastriot Reçit/ Pas goditjes me snajper 47-vjeçari rrëzohet në tokë

Pamje të reja nga ekzekutimi i Kastriot Reçit/ Pas goditjes me


Dalin pamjet e plota të ekzekutimit të Kastriot Reçit në Rrëshen, vrasje ne ndodhur paraditen e 7 janarit. Syri.Tv ka publikuar videon e plotë të ekzekutimit të biznesmenit.

Në pamjet e mëposhtme shfaqet biznesmeni 47-vjeçar, cili zbret nga një makinë tip “Mercedes Benz”, afrohet tek një grua dhe një fëmijë i mitur. Sapo takohet dhe  përshëndetet me ata, ai qëllohet nga një snajper dhe rrëzohet në tokë. Menjëherë i afrohen dy persona, marrin dhe e futin në një makinen tip “Mercedes” dhe nisen për në spital. Por ai nuk mundi të mbijetojë.

https://streamable.com/2b71w