AKTUALITET, 23 Maj 2019, 19:28

Aksident në Fier, makina me tre adoleshentë bie nga dhjetë metra lartësi

Aksident në Fier, makina me tre adoleshentë bie nga dhjetë metra

Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Fier-Kraps. Mësohet se mjeti ku udhëtonin tre të miturit të moshës rreth 15 vjeç ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Gjorgos, duke u rrëzuar nga 10 metra lartësi. Makina tip “Reno Klio” drejtohej nga njëri prej adoleshentëve, i cili e kishte marrë automjetin pa dijeninë e prindërve. Tre të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal Fier për mjekim dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut.