AKTUALITET, 9 Maj 2021, 21:38

Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Makina bëhet copë pas përplasjes me mbrojtësen e rrugës

Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Makina bëhet copë pas

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vidhas, në aksin Elbasan-Peqin.

Një automjet “Security” është përplasur me mbrojtësen e rrugës. Siç mund të shihet nga pamjet makina ka pësuar dëmtime të shumta materiale.

Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë të lënduar. Në vendngjarje ndodhet policia që po heton rrethanat e aksidentit.