AKTUALITET, 19 Shtator 2021, 18:54

U strehuan për disa javë në Kosovë, 51 afganë largohen për në SHBA

U strehuan për disa javë në Kosovë, 51 afganë largohen

Kosova vijon të përcjellë afganët që i strehoi për disa javë pas trazirave në Afganistan.

51 qytetarë afganë janë larguar për në SHBA ditën e sotme.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Zveçla deklaroi se Kosova do të vijojë bashkëpunimin me qeverinë amerikane dhe NATO për të realizuar me sukses transferimin e qytetarëve afganë nga Ksoova drejt vendeve të tjera.