BOTA, 12 September 2026, 10:32

Aksident i rëndë në Francë, treni del nga shinat/ 44 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Të paktën 44 persona janë plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një tren rajonal ka dalë nga shinat në veriperëndim të Francës.

Treni, i cili transportonte rreth 180 pasagjerë, po udhëtonte në linjën mes Rouen dhe Kaen kur një pjesë e tij doli nga shinat.

Sipas televizionit francez BFMTV, i cili citon prefektin lokal, treni është përplasur me një objekt, natyra e të cilit ende nuk është përcaktuar.

Si pasojë e përplasjes, një vagon është përmbysur, ndërsa katër vagonë të tjerë kanë dalë nga shinat.

Një grua ka pësuar plagë të rënda, ndërsa 43 personat e tjerë të lënduar kanë marrë trajtim mjekësor.

Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, kishte deklaruar fillimisht se rreth 20 persona ishin plagosur, por numri i të lënduarve u rrit më vonë në 44.

Shkaqet e sakta të aksidentit, si dhe natyra e objektit me të cilin u përplas treni, mbeten ende për t’u përcaktuar.