TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtari i njohur Ylli Baka ka qenë i ftuar në emisionin “Ora Verore në RTV Ora”, ku edhe ka treguar histori nga koncertet e tij.
Baka ka treguar se në një koncert e kanë ngatërruar me këngëtarin tjetër të muzikës popullore, Sinan Hoxha.
PJESË NGA INTERVISTA:
Shiko minutën e 15
Albana Çaushaj: Ka ndodhur ndonjëherë që të të ngatërrojnë me ndonjë tjetër kur shkon në aktivetet e tua?
Ylli Baka: Po, më kanë ngatërruar me Sinanin dhe Sinanin me mua. Ka qenë një histori e vjetër në një ishull grek edhe na priste një makinë e verdhë me ca çuna që organizonin festën, e njëri nga ata më kapi e më thotë o Sinan ça bën, mirë. I thotë Sinanit, t’i Ylli rri pak mbrapa”. E më pas më thotë ke shkëlqyer me këngën Rina Rina. Nejse kur filluam të këndonim, më thirrën në skenë Ylli Baka, ai më pa uli kokën, mori familjen dhe u largua nga lokali.