LIFESTYLE, 2 Gusht 2020, 20:13

Si në filma/ Spikeri i propozon për martesë partneres, pamje nga nata e tyre magjike


Në maj të këtij viti, spikeri i njohur, Erion Zeqiraj prezantoi për herë të parë të dashurën, Blerta Liga,  duket se tashmë ata do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Zeqiraj i ka propozuar partneres për martesë mbrëmjen e djeshme dhe ka marrë “Po-në” e dëshiruar.

Dyshja kanë ndarë pamje nga momenti i veçantë në rrjete sociale dhe e gjithë atmosfera duket si e shkëputur nga një film romancë. Epo urime çiftit!