AKTUALITET, 6 Janar 2020, 15:08

Agim Veliu - Vetëvendosjes: Askush s’mund të na caktojë kohën kur i çojmë emrat e ministrave

Agim Veliu - Vetëvendosjes: Askush s’mund të na caktojë

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vazhdoi me mbledhjen e Kryesisë

Arsyeja kryesore e këtyre takimeve të Mustafës me strukturat janë për të diskutuar për koalicionin me VV-në.

Para fillimit të mbledhjes së kryesisë, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i reagoi Vetëvendosjes e cila kërkoi nga LDK-ja të caktojë ministrat.

“S’besoj që mund të na përcaktojë dikush neve se kur t’i çojmë emrat e ministrave”, tha shkurt Veliu.

Edhe Gazmend Muhaxheri anëtar i kryesisë së LDK-së tha se i duket e çuditshme se si Kurti ka caktuar emrat e ministrave përderisa ende nuk ka marrëveshje

“Nuk kam çfarë të komentoj. Si mund te caktojmë emrat e ministrave përderisa ende nuk kemi marrëveshje”, tha ai, shkruan EO.

Takimi i kryesisë së LDK-së, vjen në ditën kur do të takohen për te vendosur për mandatarin, presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe lideri i VV-së Albin Kurti.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka publikuar një video në Facebook, nëpërmjet së cilës i bën përsëri ofertë Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që të dërgojë 5 emra për ministra dhe zv.kryeministrin e parë para se Kurti të zhvillojë takimin me kreun e shtetit, Hashim Thaçi./Express/