TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Durrësit po zhvillon sot seancën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare në Durrës, si dhe dy bashkëpunëtoreve të saj, shefes së financës Valbona Doni dhe arkëtares Paola Dana.
Tri zyrtaret u arrestuan tri ditë më parë, pas një hetimi të thelluar lidhur me zhdukjen e një shume kolosale prej 69 milionë lekësh të reja, fond i destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për banorët e zonave të Shijakut dhe Krujës.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Durrësit, nën drejtimin e prokurorit Gazmend Frëngu, dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj 2026, të ndaluarat kanë përvetësuar shumën e lartpërmendur, duke mos e arkëtuar atë në degët përkatëse të Postës.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat e rënda të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën", të kryera në bashkëpunim. Ata pritet të njihen sot me vendimin e gjyqtarit Xhevdet Lika.