AKTUALITET, 13 Maj 2021, 19:00

Ulen rastet reja me Covid-19 në Itali në 24 orët e fundit, 201 të vdekur

Ulen rastet reja me Covid-19 në Itali në 24 orët e fundit, 201

Italia ditët e fundit ka pësuar një ulje të rasteve me koronavirus. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit 8 mijë persona rezultuan pozitivë me Covid-19 nga 287 mijë testime të kryera.

201 persona të tjerë humbën jetën për ta çuar bilancin total të fataliteteve që nga nisja e pandemisë në 123,745. Lajmi i mirë vjen nga spitalet ku numri i personave që kërkojnë trajtim më të specializuar, gjithashtu ka pësuar ulje.

Në spitale ndodhen 13.608 pacientë nga të cilët 1893 në terapi intensive.