AKTUALITET, 26 Nëntor 2020, 15:12

775 raste të reja dhe 15 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

775 raste të reja dhe 15 të vdekur nga koronavirusi në

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 775 raste të reja, nga 1.903 testime të kryera për të dyshuar.

IKShPK bën të ditur se në orët e fundit janë shënuar edhe 15 viktima të tjera nga virusi i rrezikshëm.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 37.028 raste nga 137.872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 553 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22. 690 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.375.