AKTUALITET, 25 Qershor 2020, 10:49

76 pacientë në Infektiv, 14 në terapi intensive. Ja sa janë të intubuar

76 pacientë në Infektiv, 14 në terapi intensive. Ja sa janë


Ndërkohë që koronavirusi po shënon raste të shtuara në thuajse gjithë vendin, mbetet shqetësuese situata e të shtruarve në Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot se spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë. Shifër kjo e ulur në krahasim me një ditë më parë, ku numëroheshin 82 të shtruar.

Po shqetësuese mbetet situata e pacientëve në terapi intensive. Ministria ka njoftuar sot se kemi 14 pacientë në terapi intensive, ndërsa dy janë të intubuar.

“Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 894 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”- njofton ministria e Shëndetësisë, duke apeluar për shumë kujdes nga ana e gjithë qytetarëve, mbajtje të maskës ku nuk ruhet dot distanca, higjiena e duarve dhe shmangia e grumbullimeve.