AKTUALITET, 23 Maj 2020, 11:10

28 vite nga vrasja e Giovani Falcone, Basha: Është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar, të ndëshkohet korrupsioni politik


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë në Twitter postimin e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca në 28 vjetorin e vrasjes nga mafia të gjykatësit Giovani Falcone.

“Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE” , shprehet Lulzim Basha.