TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua nga Emiratet e Bashkuara Arabe është zgjuar nga koma pas 27 vitesh duke përmendur emrin e djalit të saj, Omar Webair.
Ajo ishte 32-vjeçe në kohën kur u aksidentua në vitin 1991 dhe pësoi një dëmtim të rëndë të trurit pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me një autobus.
Mounir Abdulla kishte marrë djalin e saj nga shkolla dhe po kthehej në momentin që ndodhi aksidenti fatal, shkruan BBC.
Omar Webair, i cili ishte vetëm katër vjeç, ishte ulur në pjesën e prapme të automjetit. Në momentin e aksidentit e ëma e mbrojti atë me krahët e saj dhe për këtë arsye ai nuk pësoi asnjë lloj dëmtimi.
Abdulla priti për orë me radhë deri në momentin që u mjekua por mjekët konstatuan se ajo kishte hyrë në koma të thellë.
Omar, nuk a hequr dorë prej vitesh nga nëna e tij, me shpresën se ajo do të zgjohej një ditë.
“Ajo më përqafoi mua për të mbrojtur mua. Unë kurrë nuk e hoqa dorë nga ajo sepse gjithmonë kam pasur një ndjenjë se një ditë ajo do të zgjohet.
Nëna ime ishte ulur me mua në sedijen e pasme. Kur e pa që po rrëzoheshim, ajo më përqafoi për të më mbrojtur nga goditja, "- tregoi Omar .
“Arsyeja që tregova për historinë e saj është se nuk dua që njerëzit të humbasin shpresën për të dashurit e tyre, mos i konsideroni të vdekur kur ata janë në një gjendje të tillë,"- vijoi ai më tej teksa tregon edhe momentin kur e ëma hapi sytë.
Abdulla u dërgua në spital dhe më vonë u transferua në Londër. Atje u deklarua se ishte në gjendje vegjetative – nuk reagon, por është në gjendje të ndiejë dhimbje, sipas raporteve kombëtare.
Ajo u kthye pastaj në Al Ain, një qytet në Emiratet e Bashkuara Arabe në kufirin me Omanin ku jetonte dhe u zhvendos në disa institucione mjekësore sipas kërkesave të sigurimit.
Ajo mbeti aty për disa vjet, duke u ushqyer përmes një tubi dhe mbeti e gjallë. Djali i saj u kujdes që të mos i mungonte fizioterapia në mënyrë që muskujt e saj të mos dobësoheshin pas mungesës së lëvizjes.
Në vitin 2017, Abdulla u transferua në Gjermani. Atje, ajo bëri një numër operacionesh për të korrigjuar muskujt. Asaj iu dhanë ilaçe për të përmirësuar gjendjen, duke përfshirë edhe zgjimin e saj.
Shtrimi në spital
Një vit më vonë, djali i saj po diskutonte në dhomën e saj dhe kjo gjë mesa duket nxiti zgjimin e gruas. “Kishte një keqkuptim në dhomën e spitalit dhe ajo ndjeu që unë isha në rrezik, gjë që shkaktoi një tronditje,”- tha Omar.
“Ajo po bënte tinguj të çuditshëm dhe vazhdoja të thërrisja mjekët për ta parë atë por ata thanë se gjithçka ishte normale. Pastaj, tri ditë më vonë, u zgjova me zërin e dikujt që thërriste emrin tim. Ishte zëri i saj. Ajo thirri emrin tim dhe unë po fluturoja nga gëzimi. E kisha ëndërruar prej vitesh këtë moment dhe emri im ishte fjala e parë që tha,”– vijon Omar më tej.
Abdulla tashmë është më e ndërgjegjshme dhe është kthyer në Abu Dhabi, ku po merr fizioterapi dhe rehabilitimin e nevojshëm.
Rastet si Abdulla janë të rralla
Ekzistojnë vetëm disa raste të njerëzve që arrijnë të rikuperojnë vetë vetëdijen pas disa vitesh.
Një rast i rrallë i rimëkëmbjes është ai i Terry Wallis, një amerikan që u përfshi në një aksident me makinë kur ishte 19 vjeç. Pas 19 vitesh në koma ai arriti të kthehej në një gjendje normale.
Një tjetër rast është edhe ai i ish-kampionit të Formula 1, Michael Schumacher. Ai pësoi një dëmtim në kokë në një aksident në Francë në vitin 2013. Vetëm para pak muajsh në media u publikua fakti që Schumacher kishte rikuperuar vetëdijen, por familjarët nuk kishin dëshirë që të bënin asgjë publike.