LIFESTYLE, 24 Prill 2019, 09:52

Pak kohë para divorcit, burri po helmonte moderatoren amerikane


Wendy Williams është moderatorja e njohur amerikane për të cilën javën e kaluar o fol gjerësisht pasi kishte vendosur të divorcohej nga bashkëshorti i saj.

Ky vendim i papritur erdhi pasi ajo mësoi se bashkëshorti i saj Kevin Hunter, që është edhe producenti televiziv në emisionin që ajo moderon prej kohësh e tradhtonte prej më shumë se një dekade.

Por jo vetëm kaq, ai me sa duket kishte shkuar më tej se tradhtia në marrëdhënie me Williams dhe kjo u mësua nga Policia në New Jersey pasi vizitoi shtëpinë e Wendy Williams dhe burrit të saj Kevin Hunter në janar, për të kryer një kontroll pas një telefonate që pretendonte se moderatoren po e helmonin.

Një raport i policisë thotë se thirrja erdhi në fillim të vitit 2018 nga një “telefonues i rastit”, i cili pretendonte se burri i Wendy-t, Kevin Hunter “po e helmonte moderatoren”.

Moderatorja nuk e mohoi plotësisht, duke thënë “epo unë jam shumë e famshme” kur oficerët e pyetën nëse ka ndonjë të vërtetë në këtë telefonatë.

Efektivëve të policisë që mbërritën në shtëpinë e saj, ishte Hunter ai i cili ua hapi derën dhe hezitoi t’i linte ata të futeshin brenda dhe për më tepër të flisnin personalisht me bashkëshorten e tij.

Kur ata u futën brenda, e gjetën moderatoren në shtrat të mbuluar me një batanije nga koka te këmbët.

Moderatorja u mundua të justifikohej pasi nuk donte që hitoria e saj të shndërrohej në një show.

“Daily Mail” publikoi lajmin e tradhtisë së Hunter me një terapiste, me të cilën kishte një fëmijë.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga Wendy e cila iu dorëzua abuzimit me drogën dhe më pas tha publikisht se është single, duke konfirmuar kështu divorcin me ish-bashkëshortin.