TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka ekzekutuar 29 masa paraprake kundër të dyshuarve për trafik drōge në Itali.
Pak kohë më parë, në Piacenza të shtetit fqinj përfundoi me sukses operacioni i koduar “Paride”, duke dërguar në pranga disa persona, kryesisht shqiptarë nën akuzat për trafik të lëndëve narkōtike.
Pas arrestimeve, policia e vendit fqinj ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarve dhe në banesën e një shqiptari të prangosur tani, ka gjetur 27 mijë euro të gatshme. Hetuesit kanë thënë se paratë ishin “totalisht të pajustifikuara”.
Mediat fqinje shkruajnë se në krevatin e dhomës së gjumit të një shqiptari të arrestuar nga policia, u gjetën 27 mijë euro dhe ai nuk ishte në gjendje të justifikonte përfitimin e tyre.
Sipas forcave policore, grupi krìminal kishte shumë të holla në duar dhe se kishin gjetur edhe bashkëpunëtorë, të gatshëm për të pastruar këto para.