AKTUALITET, 4 Nëntor 2021, 14:34

“Qeveria po centralizon pushtetin”, Tabaku takon ambasadorin e OSBE, diskutime për propozimet e PD: Reforma elektorale jetike

“Qeveria po centralizon pushtetin”, Tabaku takon ambasadorin e OSBE,

Kryetarja e Komisionit te integrimit Jorida Tabaku u takua sot me Ambasadorin e Misionit të OBSE në Tiranë z. OSBE Vincenzo Del Monaco.

Takimi u zhvillua në ambientet e Kuvendit dhe në fokus të saj ishin tre propozimet e PD për ndryshime dhe reformat që janë objektivi i opozitës.

Nënkryetarja Tabaku argumentoi domosdoshmërinë e këtyre reformave më së pari si një nevojë e qytetarëve dhe më tej si një nevojë politike.

Ajo theksoi se Reforma Zgjedhore mbetet shqetësim që duhet zgjidhur dhe iu referua gjetjeve dhe zbulimeve të raportit të OSBE/ODIHR.

Zonja Tabaku u shpreh se shitblerja e votave, përfshirja e administratës në zgjedhje dhe shkrirja e shtetit me partinë në pushtet janë simptoma të një regjimi hibrid dhe jo demokratik.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit u shpreh se është “tejet e domosdoshme që Reforma Elektorale të jetë konsensuale dhe jo e njëanshme”.

Ndërkohë që i vuri në dukje ambasadorit del Monaco problematikat në lidhje me agjencinë e medias dhe gjithashtu rikthimin në kuvend ligjin antishpifje.

Sikundër vuri në dukje se “qeveria po centralizon pushtetin përmes agjencive të krijuara për ta shndërruar Kryeministrinë në një Kullë Kontrolli”.