LIFESTYLE, 3 Nëntor 2021, 21:58

Facebook, Instagram dhe Messenger shfaqin sërish probleme

Facebook, Instagram dhe Messenger shfaqin sërish probleme

Facebook, Instagram dhe Messenger kanë shfaqur sërish probleme për përdoruesit në të gjithë botën. Problemet kanë nisur që prej orës 17:30 të pasdites në disa vende të ndryshme.

Defekti vjen vetëm pak javë pas ndërprerjes së gjatë të kompanisë e cila së fundmi e ndryshoi emrin duke u quajtur Meta.

Në tetor të tre aplikacionet ndaluan së punuari për përdoruesit për disa orë. Të njëjtin problem shfaqi edhe Whatsapp, i cili gjithashtu është në pronësi të Meta.

~tpz.al~