BOTA, 30 Tetor 2021, 14:04

Moti i keq “pushton” Siçilinë, i afrohet uragani APOLLO

Moti i keq “pushton” Siçilinë, i afrohet uragani APOLLO

Moti i keq ka pushtuar Siçilinë. Qendra e stuhisë Apollo vazhdon t’i afrohet Siçilisë, duke paralajmëruar një uragan të mundshëm në orët e ardhshme.

Ndërsa uragani Apollo i afrohet bregut pa e arritur sepse do të qëndrojë në det të hapur, shirat herë pas here ende vazhdojnë të prekin sektorët jugorë dhe lindorë të ishullit.

Situata mbetet kritike në të gjithë provincën e Siracusa për shkak të përmbytjeve, ndërsa në bregdet vështirësitë më të mëdha janë stuhitë dhe erërat.

Augusta është ende pjesërisht e izoluar. Situata paraqitet me rrugë të shumta të mbyllura dhe rrëshqitje dheu, disa familje të evakuara nga shtëpitë e tyre në zonën e Carlentinit.

Gjithashtu përmbytje ka në provincën e Catanias, në zonën e Ragusanos dhe pjesërisht në provincat e Caltanissetta, Messina.

Fshatërat midis Augustës dhe Siracusas janë gjithashtu të përmbytura.