BOTA, 24 Tetor 2021, 22:09

Alarmohen autoritetet kanadeze, përfshihen nga flakët dhjetëra kontejnerë të një anijeje, transportonin kimikate minerare

Alarmohen autoritetet kanadeze, përfshihen nga flakët dhjetëra

Të paktën dhjetë kontejnerë të një anijeje mallrash është përfshirë nga flakët në brigjet e Kanadasë.

Sipas mediave të huaja, anija, me 16 pjesëtarë në bord, ndodhej në British Columbia kur kontenieri brenda së cilës ndodhej kimikate minerare u dogj. Aktualisht po punohet për të shuar flakët në kontenierë, për të mos vënë në rrezik jetën e pjesëtarëve të ekuipazhit.

“Marinarët këshillohen të qëndrojnë larg zonës. Aktualisht nuk ka asnjë rrezik sigurie për njerëzit në breg, megjithatë situata do të vazhdojë të monitorohet”, u shpreh një pjesëtar i anijes.

~tpz.al~