AKTUALITET, 18 Tetor 2021, 21:14

Gërdeci/ Fatmir Mediu: Nuk jam fshehur pas imunitetit. Përdorim politik i çështjes, SPAK s’ka bazë ligjore

Gërdeci/ Fatmir Mediu: Nuk jam fshehur pas imunitetit. Përdorim

Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për rihapjen e çështjes “Gërdeci”.

Ai ka deklaruar se nuk është fshehur pa imunitetit dhe se kërkesa e SPAK nuk ka bazë ligjore.

Dua të sqaroj që SPAK është instrumenti i fundit që kanë përdorur familjarët për ta rihapur cështjen. Kjo ka qenë një çështje në proces edhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Përvec anës ligjore, është përdorur politikisht sa herë ka patur fushata. Kur tentohet të hapet një proces penal, sa bazë ligjore ka?

Veprimi i SPAK nuk ka bazë ligjore, sepse SPAK nuk ka marrë kompetencën për ta drejtuar këtë cështje. Kam vërtetim nga Prokuroria e Përgjithshme, që thotë se dosja është në Prokurorinë e Përgjithshme dhe nuk është porceduar mbi këtë dosje që në vitin 2009.

Meqenëse u kërkua nga SPAK, kam kërkuar të më vihen në dispozicion materialet. Përgjigja ka qenë, nuk mund t’ju japim materiale, sepse nuk kemi procedim penal dhe nuk është as person nën hetim. Kjo është dy javë pasi SPAK ka bërë deklarimin publik. Ne i kërkuam SPAK të shohim bazën ligjore të veprimit të tyre, të njiheshim me materialet dhe përgjigja ishte që Fatmir Mediu nuk është person nën hetim dhe as person i proceduar.

Kur një cështje rihapet në mënyrë të paligjshme, padyshim që ka një prapaskenë personale dhe politike. Nuk mendoj se është nga padija, sepse është e mjaftueshme eksperienca juridike..

Unë nuk nisem nga opinioni im personal, por nga ajo që marr nga personat e fushës, avokati im dhe të tjerë, më kanë thënë që është e paligjshme dhe krijon precedentë të rrezikshëm.

Nuk kam hyrë tek afatet, sepse nuk jam i fushës. Këto i takojnë atyre që merren me cështjen. Unë kam dhënë dorëheqjen, kam marrë përgjegjësinë time morale. Nuk kam folur, duke ndjerë dhimbjen e familjarëve.

Unë kam deklaruar se nuk njoh imunitet. Unë kam kërkuar të vijojë gjykimi, kam thënë nuk e njoh imunitetin. Nuk ka pasur pengesë nga ana ime dhe e parlamentit. 

Nuk kam lëvizur një ditë, nuk jam shmangur asnjë lloj përgjegjësie. Kam heshtur përballë kësaj propagande, sepse çdo pozicion i imi do të rëndonte raportet me familjet”, tha ndër të tjera Mediu.