Partia Demokratike do të propozojë amendamente për ndryshime kushtetuese në Parlament, për sa u përket reformës territoriale, reformës zgjedhore, si dhe do të kërkojë vetingun e politikanëve.
Këto propozime do të dorëzohen në Kuvend ditën e mërkurë.
Kryedemokrati ka mbledhur grupin parlamentar prej orës 13:45 në selinë e PD.