BOTA, 10 Tetor 2021, 15:35

I njohur si “babai” i bombës bërthamore të Pakistanit, ndërron jetë në moshën 85-vjeçare shkencëtari

I njohur si “babai” i bombës bërthamore të

Dr. Abdul Qadeer Khan, i konsideruar si “babai i bombës bërthamore” të Pakistanit, ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit në moshën 85-vjeçare.

Dr. Khan u përcoll në banesën e fundit si një hero kombëtar për transformimin e vendit të tij në fuqinë e parë bërthamore islame në botë.

Por ai ishte gjithashtu famëkeq për kontrabandën e sekreteve bërthamore tek shtetet e tjera, përfshirë Korenë e Veriut dhe Iranin.

Kryeministri Imran Khan tha se Pakistani kishte humbur një “ikonë kombëtare”.

“Ai duhej nga kombi ynë për shkak të kontributit të tij kritik për të na bërë një shtet me armë bërthamore,” shkruante kryeministri në Twitter.

I njohur si AQ Khan, shkencëtari ishte i rëndësishëm në ngritjen e uzinës së parë të pasurimit bërthamor të Pakistanit në Kahuta pranë Islamabadit. Deri në vitin 1998, vendi kishte kryer testet e para bërthamore.