BOTA, 10 Tetor 2021, 15:02

Sulm me bombë në Jemen, vriten katër ushtarë

Sulm me bombë në Jemen, vriten katër ushtarë

Të paktën katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një makine-bombë në qytetin Aden, në jug të Jemenit.

Zyrtarët thanë se katër të vdekurit ishin ushtarë, ndërkaq tre persona që u plagosën janë civilë, përfshirë edhe një fëmijë. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, ky sulm ishte “një përpjekje terroriste për tentim-vrasje” ndaj guvernatorit Ahmed Lamlas, që është sekretar i përgjithshëm i Këshillit Tranzitor Jugor (STC). Ky këshill është në garë me Qeverinë qendrore që mbështetet nga Arabia Saudite, për kontrollin e Adenit dhe pjesës jugore të vendit.

Qeveria dhe STC-ja janë aleatë në koalicionin e udhëhequr nga sauditët për të luftuar rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani, edhe pse raportet mes tyre shpesh janë të tensionuara. Ndarjet në jug të Jemenit janë komplikuar përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Jemen, që ka lënë të vdekur dhjetëra-mijëra persona./REL

~tpz.al~