TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Franca do të dërgojë ambasadorin e saj në Australi për të vendosur sërish marrëdhëniet, pasi Australia hoqi dorë nga një marrëveshje për të blerë nëndetëset franceze duke shkaktuar një tension.
Muajin e kaluar, Australia krijoi paktin e sigurisë Aukus me SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar që synonte ruajtjen e ndikimit perëndimor në Azi -Paqësorin.
Parisi e quajti marrëveshjen një “goditje në shpinë”. Menjëherë pas njoftimit tronditës, Franca tërhoqi ambasadorët e saj nga Australia dhe Ëashington DC në shenjë proteste.
Kryeministri australian Scott Morrison ka thënë se Presidenti francez Emmanuel Macron ka refuzuar të marrë telefonatat e tij. Ministri i Tregtisë i Australisë është shmangur gjithashtu nga homologu i tij francez.