LIFESTYLE, 2 Tetor 2021, 11:37

FOTOT/ Kush ishin të ftuarit VIP në dasmën e Rudinës dhe Mark Frrokut

FOTOT/ Kush ishin të ftuarit VIP në dasmën e Rudinës dhe

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë ditën e djeshme. E gjithë vëmendja padyshim ka qenë tek ta dhe dasma madhështore me të ftuar VIP.

Sigurisht këta të fundit janë shfaqur të veshur e të kuruar nga koka tek këmbët duke i dhënë rëndësinë e duhur eventit. E zeza ka qenë ngjyra që kanë përzgjedhur disa nga vajzat e ftuara dhe padyshim duken klas.

Ndër to përmendim Amarda Toskën, Arilena Arën, Aurela Gaçen, Rezarta Shkurtën, Jonida Shehun, Alesia Xhemalajn etj.

Në vazhdim ju sjellim disa nga fotot e të ftuarve dhe veshjet e tyre.