AKTUALITET, 24 Tetor 2020, 08:42

Shtëllunga tymi dhe flakë gjigande, përfshihet nga zjarri një servis makinash në Elbasan


Një pikë servisi mjetesh është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik.

Flakët kanë përfshirë të gjithë biznesin në fjalë, i cili tregtonte dhe pjesë këmbimi anës rrugës. Bëhet e  ditur se në garazhin e servisit ka pasur të paktën dy automjete, të cilat janë shkrumbuar nga zjarri.