LIFESTYLE, 1 Gusht 2018, 18:45

20 vite pas, gazetarja e njohur bëhet nostalgjike dhe kujton si dukej ajo dhe kolegët e saj

Mirela Milori është një prej spikereve me më shumë eksperiencë në studion e lajmeve. Pavarësisht viteve që kanë kaluar Mirela ka ruajtur të njëjtën pamje fizike, madje të njëjtin model flokësh. Gjithmonë me kaçurelat e kapura dhe grimin e lehtë.

Milori ka postuar në ‘Instagram’ disa foto të 20 viteve më parë ku tregon sesi dukeshin ajo dhe shumë prej kolegëve të saj gazetarë.

‘Thuhet se 20 vitet e para në televizion janë të vështira’- ka shkruar Mirela bashkangjitur fotove duke dashur të tregojë se pavarësisht viteve dhe eksperiencës, të punuarit në televizion mbetet gjithmonë e vështirë.