LIFESTYLE, 13 Qershor 2018, 17:29

13 vjeçarja mahnit jurinë e "America's Got Talent", në garë për 1 milionë dollarë (video)

Një vajzë 13 vjeçare ka mahnitur jurinë e spektaklit "America's Got Talent", me një audicion perfekt. 13 vjeçarja e quajtur Courtney Hadwin,  me origjinë nga Britania e Madhe,  ka kënduar këngën "Hard to handle" nga Otis Redding, duke shokuar jurinë me vokalin e saj. Anëtari i jurisë, Howie Mendel ka shtypur "butonin e artë", duke e dërguar automatikisht Hadwin në çerekfinale. Ajo do të garojë me finalistët e tjerë për 1 milionë dollarë. VIDEO:

/TPZ.AL/