TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Luçiano Boçi nga radhët e PD e ka cilësuar antiligjor emërimin e Bernard Dostit në vend të Mynyr Konit pas pezullimit.
Në një reagim në rrjetet sociale ish deputeti i kujton ministres së Arsimit, Besa Shahini ligjin, që nuk e parashikon këtë zëvendësim të përkohshëm nga ministrja, por me anë të zgjedhjeve.
Reagimi:
A DI SHQIP MINISTRJA E ARSIMIT?!
Rama me ministren e tij profane, marrin kontrollin e Universitetit të Tiranës me dhunë, jashtë çdo ligji e Kushtetute.
Në një akt të paprecedent antikushtetues dhe antiligjor, Ministrja e arsimit, Shahini pezullon e shkarkon, Rektorin e UT.
Në të njëjtin urdhër bakalli, ka komanduar Rektorin e ri.
Nenet që i referohet urdhëri, nuk i japin asaj tagër ligjor për të dy vendimet.
Por siç duket Ministrja ka shumë probleme me kuptimin e shqipes.
Jo vetëm.
Ka probleme dhe me kuptimin e rolit që ka.
Sipas nenit 39, pika 10, të cituar në Urdhër, Ministrja i propozon shkarkimin e Rektorit, Presidentit.
Në rast mosshprehje nga ana e tij, për një muaj shpall zgjedhjet.
Këtë e thotë neni 39/10, troç e shqip shqip.
Pra, Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit.
Por Shahini ecën në gjurmët e urdhërat e Ramës.
E të dy përfitojnë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.
I duket Ligji si letra e munguar higjenike e Ministrisë së Arsimit.
Por, së shpejti do përfundojnë vetë si të tillë!
