TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua është plagosur në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Belorta, kur një e moshuar, pasi ka zbritur nga fugoni i udhëtarëve ka kërkuar të kalojë në anën tjetër të rrugës.
Kalim i cili ka rezultuar i rëndë për një grua të moshuar, pasi është goditur nga një mjet tip Benz i cili po vinte nga Korça në drejtim të qytetit të Bilishtit.
E moshuara është dërguar në urgjencë në Spitalin e Korçës, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në mjediset e komisariatit për t’u marrë në pyetje për rrethanat e aksidentit.