TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër gazetar u vra sot në shtetin jugor meksikan të Oaxaca, thanë Reporterët pa Kufij dhe disa organizata lokale joqeveritare në një deklaratë.
Gustavo Sanchez u vra, pasi persona të panjohur hapën zjarr ndaj tij, ndërsa lëviznin me motor. Sanchez është gazetari i dytë i vrarë në Meksikë që nga fillimi i vitit.
Meksika konsiderohet si një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, pasi rreth 100 janë vrarë që nga viti 2000. Vetëm në vitin 2020, u regjistruan shtatë vrasje.