TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në lidhje me vrāsjen e 46-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd në SHBA ka reaguar dhe dukesha Meghan Markel.
“Më vjen keq që duhet të rriteni në një botë, ku e gjithë kjo është akoma aktuale. Ajo që po ndodh në vendin tonë dhe në qytetin tonë të Los Anxhelos është absolutisht shkātërruese”- ka thënë Meghan në një video mesazh drejtuar maturantëve të shkollës së saj në Kaliforni.
“Nuk isha e sigurtë se çfarë duhet t’ju thoja. Kisha frikë se mos thoja gjëra të gabuara, por në fund e kuptova që e vetmja gjë e gabuar është të mos thuash asgjë të heshtësh. Jeta e George Floyd kishtë vlerë, po ashtu edhe ajo e Breonna Taylor, e Philando Castile dhe e Tamir Rice”, vazhdon dukesha Meghan Markle në fjalën e saj duke përmenduar disa persona me ngjyrë të vrarë nga policia në SHBA.
Kujtojmë që efektivi që vendosi gjunjët mbi qafën e 46-vjeçarit, Derek Chauvin akuzohet për vrāsje të shkallës së dytë, ndërsa tre të tjerët, do të përballen më akuza për bashkëpunim dhe mbështetje të vrasjes.