BOTA, 23 Maj 2020, 10:44

Brazili vendi i dytë në botë për infektime nga COVID-19, në 24 orët e fundit 1001 viktima

Brazili vendi i dytë në botë për infektime nga COVID-19,


Brazili ka regjistruar në 24 orët e fundit 1001 viktima për shkak të virusit të ri Covid-19.

Vendi i Amerikës Latine ka kaluar edhe Rusinë për numrin e të infektuarve të konfirmuar me Covid-19, duke u bërë kështu Vendi me më shuma raste koronavirus në botë, pas SHBA-së.

Lajmin e bëjnë me dije mediat lokale, të cilat citojnë të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë, sipas së cilave bilanci i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 21.048 dhe ai i të infektuarve 330.890.