TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mungesa e energjisë elektrike ka krijuar kaos në Portin e Vlorës, ku është penguar procesi i imbarkimit të qindra pasagjerëve dhe automjeteve.
Sipas informacioneve paraprake, rreth 700 pasagjerë dhe 180 automjete janë përballur me vonesa në procesin e imbarkimit, duke krijuar radhë dhe situatë të rënduar në port.
Shkak i ndërprerjes së energjisë dyshohet të jetë një defekt i krijuar gjatë punimeve që po kryhen nga ujësjellësi në zonën pranë portit.