AKTUALITET, 18 Tetor 2020, 09:08

Vijon lufta Azerbajxhan-Armeni, raketa dhe predha gjatë natës

Vijon lufta Azerbajxhan-Armeni, raketa dhe predha gjatë natës


Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për shkeljen e një armëpushimi humanitar në rajonin e diskutueshëm të Nago-Karabakut brenda pak minutash nga hyrja e saj në fuqi.

Një armëpushim ishte rënë dakord të fillonte mesnatën e natës që lamë pas.

Por një zëdhënëse e Ministrisë armene të Mbrojtjes tha se Azerbajxhani theu armëpushimin pas vetëm katër minutash duke gjuajtur predha artilerie dhe raketa. Azerbajxhani ende nuk i është përgjigjur akuzave.

Vendimi për armëpushimin u mor në përputhje me marrëveshjet që çuan në një armëpushim të nënshkruar fundjavën e kaluar. Sidoqoftë, përplasjet vazhduan pavarësisht asaj që ishte rënë dakord.

Luftimet u ndezën muajin e kaluar mbi një rajon të njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por që drejtohet nga Armenët etnikë. Qindra persona kanë vdekur.

Kjo është dhuna më e rëndë në rajon që nga një lufta gjashtë-vjeçare mbi territorin që përfundoi me një armëpushim në 1994.

Më herët të shtunën, të dy vendet vazhduan të shkëmbenin akuza mbi shkeljet e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia.