AKTUALITET, 17 Tetor 2020, 20:47

Bardhi publikon videon dhe pyet Ramën: Kush i mori 75 milionë euro?

Bardhi publikon videon dhe pyet Ramën: Kush i mori 75 milionë euro?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, publikoi sërish një video në lidhje me skandalin e inceneratorëve.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet të përgjigjet se kush i ka marrë 75 milionë euro.

“Pas çdo klithme, pas çdo shantazhi fshihet vetëm frika për përballjen me drejtësinë! Kush janë pronarët e inceneratorëve? Një pyetje që e sfidoj Edi Ramën të përgjigjet. Njerëzit kanë të drejtë të dinë, kush i ka marrë 75 milionë euro,” shkruan Bardhi.