AKTUALITET, 13 Mars 2021, 17:21

‘’Mjekët e Kosovës do të vaksinohen në Kukës’’, Ministri i Shëndetësisë, Zemaj i përgjigjet Ramës: Ne kemi planin tonë

‘’Mjekët e Kosovës do të vaksinohen në


Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka folur për thirrjen e Ramës që stafi shëndetësor i tyre të vaksinohet në Kukës.

Zemaj thotë se prioritet për Kosovën është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, dhe Kosova ka plan të sajin të hartuar se si do të zhvillohet.

Nga kjo përgjigje nuk kuptohet nëse Kosova do të pranojë ose jo thirrjen e Ramës, duke ditur që ende aty s’ka ardhur as doza e parë e vaksinës ndaj COVID-19.

“Prioritet është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, kur dihet përkushtimi i tyre dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve duke trajtuar virusin. Ne kemi plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, prioritet janë kuadri shëndetësor”, ka deklaruar Zemaj.