LIFESTYLE, 5 Dhjetor 2019, 21:09

VIDEO/ Rama bën fëmijën për të qarë: Mos ma drejto mua automatikun

VIDEO/ Rama bën fëmijën për të qarë: Mos ma drejto

Kryeministri Rama ka vizituar këtë të enjte Krujës si dhe një sërë familjes të Thumanës që kanë ardhur për t’u strehuar pas tërmetit që u prishi banesat.

E teksa fliste për tërmetin me qytetarët, në një moment Rama i drejtohet një fëmije (Bujarit) duke i thënë “mos ma drejto mua automatikun” (një lodër). Pavarësisht se me shaka, Rama i ka folur me një ton të fortë, duke bërë që fëmija të qajë.

Pjesë nga biseda

Rama: Mos ma drejto mua automatikun, ç’e ke atë automatic

Djali: Është lodër…

Rama: Ç’a lodre mer, si më drejton mua automatikun

Gratë: Është Bujari vogël ore, e ka lodër

Rama: Hajde këtu me mua hajde…!

Por djali i vogël ikën duke qarë pasi u tremb nga të bërtiturat e kryeministrit.

Rama: Hajde more këtu, hajde! Hajde te shoku jot…

Gratë: U prek, ne nga Kruja jemi të ndjeshëm. U mërzit djali.

Rama: Hajde more këtu! Të mërzita? Më fal! Më fal pra tani…

(Video duke filluar nga minuta 6:50)